Mitrovicë, 20 Korrik 2022
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Jugu Mitrovicë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Sot me datë 20.07.2022, policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të cilët ishin në kërkim në bazë të urdhëresave të lëshuara ndaj tyre nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Ndaj personit R.J.,24 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës ishte lëshuar urdhëresa për veprën penale ,,vjedhje”, ndërsa ndaj personit B.P.,25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ishte lëshuar urdhëresa për veprën penale ,,vjedhje e rëndë”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.