Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicë arreston një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Mitrovicë, 04 Gusht 2022
Sot me datë 04.08.2022, rreth orës 09:00, në Rr. ,,Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, policia ka arrestuar personin B.Q., 28 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë”, e për të cilën vepër gjykata e kishte shpallë fajtor dhe i kishte shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj burg.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje