Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicë arreston personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Mitrovicë, 06 korrik 2021
Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë, krahas punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, në vazhdimësi është duke realizuar ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Një realizim i urdhëresës është realizuar gjatë natës së datës 6 korrik 2021, në Mitrovicë. Zyrtarët policor pas identifikimit kanë arrestuar të dyshuarin F. K., 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte në kërkim me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata kompetente për veprën penale ’’vjedhje e rëndë’’.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje