Rreth orës 08:00, Policia në Mitrovicë policia është njoftuar për vjedhjen e një veture në rrugën Rr. ‘’Hoxhe Kadri Prishtina’’ në Mitrovicë.
Njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta operative-hetimore, të cilat pas disa orësh kanë rezultuar me lokalizimin e veturës së vjedhur. Vetura është ndaluar nga policia, ndërsa tre persona janë arrestuar për bashkëkryerje të veprës penale.
Pas intervistimit dhe procedurave të tjera policore, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti penal ,,Vjedhje e rëndë”.