Me datë 30.07.2025, policia në Mitrovicë ka konfiskuar dy armë në dy raste të ndryshme. Njësia e hetimeve të Stacionit Policor Mitrovicë Jugu përmes informatave inteligjente ka identifikuar dy persona të dyshuar të cilët në rrjete sociale kishin publikuar foto me armë zjarri
Në rastin e parë, pasi është siguruar autorizimi nga prokurori për kontroll në shtëpinë e të dyshuarit të moshës së mitur ku është gjetur një armë e llojit pistoletë. Arma është sekuestruar si provë materiale kurse i mituri ne prezencën e avokatit dhe zyrtarit për punë sociale është intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar ne procedurë te rregullt.
Ndërsa edhe në rastin e dytë është identifikuar përmes informatave inteligjente një person i mitur, i cili gjithashtu kishte publikuar foto me një armë të gjatë në rrjete sociale. Policia ka arritur ta lokalizoj të dyshuarin i cili ka deklaruar se arma të cilën a e kishte ekspozuar në rrjete sociale i përkiste një personi i cili ishte i moshës madhore.
Policia me autorizim të prokurorit ka kryer kontroll në lokacionin e personit të dyshuar G.O., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës dhe ka gjetur një armë automatike tytë-gjatë e cila është konfiskuar si provë materiale ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar rastet: ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armës”.