Mitrovicë e Jugut, 15 shkurt 2026
Sot, në orët e pasdites, policia në Mitrovicë ka konfiskuar një armë zjarri.
Arma është konfiskuar gjatë një pike kontrolli në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”, me rastin e ndaljes dhe kontrollimit të një veture nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, me ç’rast te pasagjeri është gjetur një armë e llojit pistoletë me pesë fishekë, e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.
Personi i dyshuar, i moshës 23-vjeçare është arrestuar dhe
pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa
ndaj tij është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.