Mitrovicë, 30 nëntor 2020
Në saje të angazhimeve të vazhdueshme policore në zbatim të masave kundër ‘Covid 19’, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë – Jug, gjatë fundjavës ka zhvilluar aktivitete vetëdijësuese për parandalimin dhe përhapjen e pandemisë.
Andaj, me qëllim të parandalimit dhe vetëdijesimit, policia me një përkushtim të veçantë ka realizuar aktivitete për qytetarët. Gjatë realizimit të aktiviteteve, nëpër rrugë dhe sheshe, qytetarëve u janë shpërndarë maska, ndërsa përmes promovimit të masazheve me porosi dhe përmbajtje domethënëse qytetarëve u është prezantuar rëndësia e respektimit të masave kundër ‘Covid-19’.
Aktiviteti i zhvilluar u është dedikuar të gjithë qytetarëve, ku përmes porosive me thënie përmbajtjesore për durim, vetëpërmbajtje, disiplinë e respektim të masave, u synua që te secili qytetarë të përçojë seriozitetin dhe rendësinë e respektimit të masave si për individin, familjen ashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi.
Me këtë edhe një herë dëshmuam përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë, në realizimin dhe përmbushjen e misionit në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve. Policia, apelon tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi.