Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicë në një aheng familjar konfiskon një armë

Mitrovicë, 10 gusht 2025
Në orët e mbrëmjes së datës 10 gusht 2025, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.
Me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, në rrugën “Sami Gashi” në një aheng familjar nga i dyshuari në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë si dhe katërmbëdhjetë gëzhoja.
Është intervistuar i dyshuari m/k/sh, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’ Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë “dhe “Përdorim i armës’’.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje