Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicë realizon dy urdhëresa të lëshuara nga Gjykata

Mitrovicë, 09 Nëntor 2021
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Jug Mitrovicë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Dy urdhëresa të tilla janë realizuar sot me datë 09.11.2021, ku njëra rreth orës 08:30, në rrugën “Dëshmorët e kombit” është ndaluar i dyshuari M.K., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Pejë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.60/2021, për veprën penale ,,Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.
Kurse urdhëresa dytë është realizuar rreth orës 09:00, në rrugën “Shaban Polluzha” ku është ndaluar i dyshuari M.Th., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.97/2021, për veprën penale ,,Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike’’.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje