Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicë shqipton gjoba ndaj subjekteve juridike për zhurmën e shkaktuar në publik

Mitrovicë, 03 Gusht 2022
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e veprave penale, policia në Mitrovicë angazhohet ne baza ditore për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Gjatë ditëve të fundit qytetarët në Mitrovicë janë ballafaquar me problemin e zhurmës, pasi që lokale të ndryshme të gastronomisë në Mitrovicë kanë shkaktuar zhurmë të bezdisshme (muzikë me ton te lartë).
Policia ka marrë masa të menjëhershme dhe gjatë kësaj jave ka shqiptuar gjoba ndaj tetë pronarëve apo personave përgjegjës të lokaleve të gastronomisë apo subjekteve juridike. Gjobat janë shqiptuar në bazë të autorizimeve dhe kompetencave policore dhe duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.
Masa të tilla do të vazhdojnë të merren edhe në ditët në vijim në mënyrë që të parandalohet bezdisja nga zhurma dhe shqetësimi i qytetarëve dhe do shqiptohen gjoba ndaj të gjithë personave dhe subjekteve juridike pa përjashtim.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje