Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicën e Jugut, lidhur me aktivitetet kundër drogave realizon projektin “Errësira–Drita”

Mitrovicë e Jugut, 07 maj 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në kuadër të Urdhrit Operativ “Stop Drogave 2026”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, ka realizuar aktivitete ndërgjegjësimi në kuadër të projektit “Errësira–Drita”.
Aktivitetet janë zhvilluar me nxënës të shkollës së mesme teknike në Mitrovicë, ku janë mbajtur ligjërata lidhur me rreziqet dhe pasojat e përdorimit të drogave si dhe mënyrat e parandalimit. Po ashtu, janë realizuar edhe demonstrime praktike nga njësitet e specializuara, përfshirë njësinë K9.
Policia mbetet e përkushtuar në parandalimin e dukurive negative dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje