Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicën e Jugut, me plan të veçanet operativ formon Task -Forcë për sigurinë në trafikun rrugor

Mitrovicë, 10 maj 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me qellim të shtimit të masave të sigurisë respektivisht parandalimit të aksidenteve në vazhdimësi po ndërmerr masa të shtuara në ofrimin e sigurisë në trafikun rrugor. Nga data 2 maj 2024, ka filluar së zbatuari një plan operativ të koduar “Befasia” ku në kuadër të këtij plani është formuar një Task –Forcës, me njësi të veçanta që do të monitorojnë dhe kontrollojnë trafikun rrugor.
Njësitet e Task Forcës, përveç patrullimit në lëvizje, pikave të kontrollit me radar, kontrollit me alkool test, në mënyrë të modifikuar po operojnë edhe me vetura zyrtare me targa civile ndërsa rrjedhën e trafikut po monitorojnë edhe me dron dhe video incizime, duke mbuluar rrugët nacionale, rajonale dhe ato lokale.
Përveç angazhimeve të përgjithshme në trafikun rrugor, njësitet e Task Forcës, gjatë kësaj jave në fokus të kontrollit kanë pasur edhe monitorimin e udhëkryqeve respektivisht identifikimin e kundërvajtësve që nuk respektojnë semaforin.
Ne saje të angazhimeve të Taskë- Forcës gjatë periudhës një javore janë identifikuar dhe ndëshkuar 386 kundërvajtës:
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar: 28
Mos respektim i semaforit: 23
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer: 09
Tejkalim në vijë të plotë: 61
Mos vënie e rripit të sigurisë: 19
Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit: 124
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor: 122
Policia, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që t’ u përmbahen dhe t’ zbatojnë rregullat e sigurisë në trafik.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje