Mitrovicë e Jugut, 25 shtator 2025
Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas hetimeve të zgjeruara lidhur me një rast të dhunës në familje dhe mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar:
Pesë (5) armë të gjata;
Një pistoletë me katër karikatorë;
Katërqind e dyzet e shtat (447) fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, me aktvendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndaj tije janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’ dhe ” Dhunë në familje “.