Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicën e Jugut sekuestron një armë zjarri

Në orët e mbrëmjes së datës 31 mars 2024, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit. Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë personin e dyshuar me ç’rast gjatë kontrollit në veturën e tije është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me shtatë fishek.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje