Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Prizren realizon planit operativ lirimi i trotuareve dhe hapësirave për qytetaret

Prizren, 05 korrik 2021
Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit, nga 02 korrik deri më 04 korrik 2021,ka realizuar planin operativ “Lirimin e trotuareve dhe hapësirave tjera qe ju dedikohen qytetareve”. Aktiviteti u realizua ne qytetin e Prizren e kryesisht ne rrugën Unazore te qytetit me qëllim të ngritjes së sigurisë ne trafik, sidomos krijimin e një ambient te sigurt për këmbësoret!.
Ky aktivitet i policisë përveç punës së përditshme, bazohet edhe në ankesat e qytetarëve dhe bizneseve në Prizren, sidomos në rrugën unazore të qytetit.
Gjatë kësaj periudhe kohore nga data 02 – 04.07.2021 janë shqiptuar gjithsej 715 tiketa për kundërvajtje te ndryshme,(parkingjet ilegal, mos përdorimi i rripit te sigurisë, përdorimi i celularit si dhe mos përdorimi i helmetave mbrojtëse nga ana e motoçiklistëve. Ky aktivitet pasqyrohet me angazhimin e të gjitha stacioneve policore dhe të njësisë së trafikut rajonal në kuadër të DRP-së në Prizren
Qëllim kryesor i këtij aktiviteti është parandalimi e aksidenteve rrugore dhe rritja e sigurisë në rrugët e vendit, pa dallim.
Policia e Kosovës është e vendosur për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje