Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut mban ligjërata me nxënësit për rrezikun nga përdorimi i laserëve

Mitrovicë, 27 shkurt 2026
Gjatë kësaj jave, Policia në rajonin e Mitrovicës se Jugut , në kuadër të angazhimeve për rritjen e vetëdijes dhe parandalimit të dukurive negative, ka zhvilluar ligjërata informuese me nxënës të shkollave fillore në komunat- Vushtrri, Skenderaj e Mitrovicë e Jugut.
Tema e ligjëratave ishte “Përdorimi i laserëve me dritë dhe rreziku që paraqesin për sigurinë publike”. Gjatë këtyre ligjëratave zyrtarët policorë kanë informuar nxënësit mbi pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i papërgjegjshëm i laserëve, veçanërisht rrezikun për dëmtimin e shikimit, pengimin e drejtuesve të automjeteve si dhe rrezikun potencial ndaj sigurisë ajrore.
Gjatë e ligjëratave është theksuar se përdorimi i këtyre mjeteve mund të përbëjë vepër kundërvajtëse apo penale, varësisht nga rrethanat dhe pasojat e shkaktuara.
Përmes këtyre ligjëratave, Policia synon të ndikojë në rritjen e ndërgjegjësimit te të rinjtë.




Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, persona duke studiuar dhe teksti
Mund të jetë një imazh i duke studiuar
Mund të jetë një imazh i duke studiuar

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje