Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut sekuestron dy armë

Mitrovicë, 23 maj 2022
Si rezultat i veprimeve të shpejta, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri, gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndryshme kanë sekuestruar dy armë zjarri.
Sekuestrimi i një arme pushkë gjuetie është realizuar në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, pasi arma është gjetur në posedim te i dyshuari i cili nuk posedonte leje për armëmbajtje .
Ndërsa sekuestrimi i armës të llojit pistoletë me dy fishekë është realizuar në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë, pas informacioneve se i dyshuari kishte shtënë me armë në një aheng familjar.
Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje