Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut sekuestron katër armë zjarri

Mitrovicë e Jugut, 24 korrik 2026
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut po vazhdon angazhimet operative në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, me fokus në parandalimin e posedimit të kundërligjshëm të armëve dhe mjeteve të rrezikshme.
Si rezultat i angazhimeve operative të realizuara në dy ditët e fundit, në raste të ndara, në zonën e përgjegjësisë së rajonit të Mitrovicës së Jugut, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar katër armë zjarri, 32 fishekë, katër thika, si dhe mjete të tjera të kundërligjshme.
Lidhur me këto raste, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet policore dhe në koordinim me prokurorët kompetentë, janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore. Armët, municioni dhe mjetet e tjera të sekuestruara janë proceduar si prova materiale.Mund të jetë një imazh i thikë
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i thikë
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "CEA 2026-BF.0279 0279 I 2026-BF"
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje