Policia në Rajonin e Mitrovicës së Veriut u kujdes për mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë defilimit të maturantëve
Mitrovicë Veri , 30 Maj 2025
Më datë 30.05.2025, duke filluar nga ora 11:00, katër shkolla të Mitrovicës së Veriut organizuan defilimin e maturantëve nëpër sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit. Organizatori kishte kërkuar paraprakisht leje nga Policia e Kosovës, e cila kishte miratuar zhvillimin e këtij aktiviteti. Gjithashtu aktivitete të tilla ka pasur edhe në Zubin Potok dhe Zveçan.
Policia ka vepruar sipas planit operativ, duke qenë e pranishme në terren me njësitë e saj për të garantuar rendin, sigurinë publike dhe sigurinë- në trafik gjatë gjithë aktivitetit.
Nxënësit janë shoqëruar nga profesorë, prindër dhe një grup muzikor. Gjatë defilimit janë mbajtur flamuj serbë dhe në disa raste janë përdorur fishekzjarrë.
Festimet kanë përfunduar rreth orës 18:00 dhe nuk është shënuar asnjë incident.
Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët, pa dallim, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar. Policia njeh dhe respekton të drejtën e secilit qytetar për të festuar dhe thekson se qëllimi i saj kryesor është garantimi i sigurisë për të gjithë. Bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet e rendit mbetet kyç për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë.
Policija u regionu Severne Mitrovice obezbedila je nesmetano odvijanje i bezbednost tokom maturske parade
Mitrovica Sever, 30. Maj 2025.
Dana 30.05.2025. godine, počev od 11:00 časova, četiri škole u Severnoj Mitrovici organizovale su matursku paradu kroz glavne trgove i ulice grada. Organizator je prethodno zatražio dozvolu od Kosovske policije, koja je odobrila održavanje ove aktivnosti. Sličnih aktivnosti bilo je i u Zubinom Potoku i Zvečanu.
Policija je delovala po operativnom planu, prisutna na terenu sa svojim jedinicama kako bi garantovala red, javnu bezbednost i bezbednost saobraćaja tokom cele aktivnosti. Učenike su pratili profesori, roditelji i muzička grupa. Tokom parade su nošene srpske zastave, a u nekim slučajevima je korišćen i vatromet. Proslava je završena oko 18:00 časova i nisu zabeleženi nikakvi incidenti.
Kosovska policija zahvaljuje svim građanima, bez razlike, na iskazanoj saradnji i razumevanju. Policija prepoznaje i poštuje pravo svakog građanina na slavlje i ističe da je njen glavni cilj garantovanje bezbednosti za sve. Saradnja građana sa institucijama za sprovođenje zakona ostaje ključna za bezbedno i mirno okruženje za sve.