Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Rajonin e Prizrenit ndalon për 48 ore tre të dyshuar dhe sekuestron katër armë zjarri (pistoleta) që dyshohet se janë përdorur gjatë gazmendeve familjare

Prizren, 07.08.2025
Më datë 06.08.2025, në dy raste të ndara, Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri (pistoleta) që dyshohet se janë përdorur gjatë gazmendeve familjare, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm për sigurinë publike.
Rasti i parë – Fshati Romaj, Hasi:
Pas sekuestrimit të një pistolete një ditë më parë dhe ndalimit të një të dyshuari për 48 orë, më datë 06.08.2025, gjatë intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit, i dyshuari ka pranuar se posedonte edhe një armë tjetër në shtëpi, e cila po ashtu ishte përdorur në gazmendin familjar. Hetuesit kanë intervenuar në fshatin Romaj dhe kanë sekuestruar edhe armën e dytë – një pistoletë.
Rasti i dytë – Fshati Semetisht, Suharekë:
Stacioni Policor Suharekë ka pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri gjatë një gazmendi familjar. Hetuesit kanë identifikuar lokacionin dhe, në bisedë me pronarin e shtëpisë, është konfirmuar se të shtënat janë kryer nga pjesëmarrësit në dasmë.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar:3 armë zjarri-Pistoleta si dhe 16 gëzhoja
Tre të dyshuari janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, me urdhër të Prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë.
“ Festo me zemër, jo me armë”.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje