Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Shtërpcë ka realizuar një aksion kundër prerjes së paligjshme të pyjeve

Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një operacion në mbrojtje të pyjeve dhe pasurisë natyrore të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.
Me datën 23.08.2025 ,rreth orës 22:40, në rrugën e fshatrave Drajkovc – Kashtanjevë të Shtërpcës, policia ka ndaluar dy automjete (furgon) të tipit Fiat, të drejtuara nga personat B.Z. dhe L.H., të cilët po transportonin drunjë pa dokumentacionin përkatës.
Në koordinim me autoritetet e Parkut Kombëtar “Sharri”, drurët e prerë dhe automjetet e përdorura janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë ligjor nga organet kompetente.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për zbatimin e planeve operacionale dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje