Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Skënderaj arreston një person për vjedhje të veturës

Skënderaj, 15 janar 2026
Rreth orës 16:00, Policia në Skënderaj është njoftuar për vjedhjen e një veture në rrugën “Azem Bejta”, në Skënderaj.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprime operative-hetimore, të cilat pas disa orësh kanë rezultuar me lokalizimin e veturës së vjedhur. Vetura është ndaluar nga policia, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar.
Pas intervistimit dhe procedurave të tjera policore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal për veprën penale “Vjedhje”. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje