Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Skenderaj arreston personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Skenderaj, 03 Gusht 2021
Stacioni Policor në Skenderaj, krahas punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, në vazhdimësi është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Sot me datë 03.08.2021 policia në Skenderaj ka realizuar urdhëresën me nr. ED.nr.99/21, ku në njërin nga fshatrat e Komunës së Skenderajt pas identifikimit, zyrtarët policorë kanë arrestuar të dyshuarin Z.V, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte në kërkim me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata kompetente për veprën penale ’’Grabitje’’.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-01
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
39
Aksidentet Pa te Lenduar
2060
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
18
Arrestime
11
Ne Mbajtje