Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Vushtrri arreston dy persona të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjeve

Vushtrri , 23 Prill 2024
Stacioni Policor Vushtrri, me datë 23.04.2024 kishte pranuar një informatë se persona të dyshuar po tentonin të kryenin vjedhje në bulevardin ,,Adem Jashari” në Vushtrri, në një objekt biznesor në të cilin zhvillojnë aktivitetin e tyre disa biznese.
Njësitet policore menjëherë janë përgjigjur në këtë rast dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kishin vërejtur se ishte tentuar të thyhej dera e objektit mirëpo pas tentativës ishte aktivizuar alarmi. Zyrtarët policor kanë kontrolluar rrugët dhe hapësirat në afërsi të objektit dhe më pas kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar për këtë rast.
Personat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në polici, ku pas procedurave të intervsitimit dhe në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara, ishte arritur deri te dyshimi i arsyeshëm se personat e njëjtë përveç rastit të tentim vjedhjes ishin të dyshuar se kohë më parë kishin kryer edhe tri raste të tjera të veprave penale të vjedhjeve.
Pas përfundimit të procedurave policore me urdhër të prokurorit, personat janë liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje