Me datë 20.08.2022 rreth orës 23:20, policia në Vushtrri ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një paralagje të qytetit. Njësitë policore kanë identifikuar lokacionin ku kishte pasur të shtëna në një aheng familjar. Në atë lokacion, zyrtarët policor kanë sekuestruar një (1) armë të llojit pistoletë, një (1) karikator dhe tri (3) gëzhoja, të cilat janë proceduar në rast si prova materiale.
Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar B.K., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit dhe veprimeve tjera procedurale, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ,,përdorim i armës” dhe ,,mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armës’.