Rreth orës 14:00, policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Sfaraqak ishte duke u djegur një arë me grurë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion dhe pasi që zjarri është lokalizuar, përmes informatave operative kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Vushtrri.
Personi i dyshuar i moshës 18 vjeçare, gjatë intervistimit ka pranuar se i kishte vënë zjarrin disa mbeturinave në afërsi të atij lokacioni pa menduar për pasojat. Zjarri kishte përfshirë një arë me grurë prej dy hektarësh e gjithashtu edhe një sipërfaqe të madhe me hamullaje.
Pas intervsitimit dhe procedurave tjera, është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti ,,Zjarrvënie” dhe hetimet për këtë rast do të vazhdojnë në drejtim të kësaj vepre penale.