Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Vushtrri, në orët e mbrëmjes të datës 06 mars 2026, derisa kanë qenë duke trajtuar një rast të kanosjes, mbi bazën e informatave të siguruara dhe dyshimeve të arsyeshme për posedim të substancave narkotike, me autorizim të prokurorit kanë realizuar një kontrollë në një shtëpi në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, gjatë kontrollës është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 5 kilogram e 61.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe një armë zjarri e llojit pistoletë me 6 fishekë.
Një person i dyshuar i moshës së mitur është arrestuar e gjithashtu janë njoftuar hetuesit e Njësisë për hetimin e trafikimit të narkotikëve të cilët së bashku me krim-teknikën e Stacionit Policor Vushtrri kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë vazhduar me veprime tjera hetimore.
Pasi është intervistuar, me udhëzim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa janë iniciuar rastet penale: ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe
,,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet e mëtejme për këtë rast dhe për të dyshuar të tjerë, do ti vazhdoj Njësia kompetente për hetimin e trafikimit të narkotikëve.
