Sot rreth orës 08:20, në Stacionin Policor Vushtrri, nga ana e ankuesit m/k/sh, është raportuar se nga një predhë i është dëmtuar dritarja e shtëpisë së tije në fshatin Shtitaricë.
Me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku është arritur të identifikohet lokacioni nga ku dyshohet se mbrëmë kishte pas pasur aheng familjar me ç’rast në vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat është identifikuar i dyshuari nga i cili është konfiskuar një armë e llojit pistoletë ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur një gëzhojë dhe një predhë
I dyshuari, shtetas i Republikës së Kosovës, është intervistuar ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale: ’’ Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë “, “Përdorim i armës’’ dhe “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.