Ne orët e mbrëmjes së datës 5 korrik 2025, njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar nga i njëjti është konfiskuar një armë.
Arrestimit i të dyshuarit m/k/sh është bërë mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje në fshatin Nadakovc bashkë me dy persona tjerë kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k/sh, e më pas ka shtënë me armë zjarri, dy të dyshuarit tjerë mbeten në kërkim policor.
Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të cilaf dyshohet se ishin shkrepur nga i dyshuari.
Pas intervistimit ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale:,, Lëndim trupor’ ,,Përdorim i armës” dhe Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve’, me aktvendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.