Në 24 orët e fundit, policia në Vushtrri në kuadër të një plani operativ për parandalimin e veprave penale ka konfiskuar dy armë.
Në rastin e parë, njësia policore në Vushtrri, gjatë kontrollit të një veture është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit dhe procedurave të tjera me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa në rastin e dytë, policia gjatë kontrollit të një personi ka gjetur një armë të ftohtë (boks metalik) i cili është konfiskuar si prove materiale, pas përfundimit të veprimeve procedurale, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dy të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.