Në saje të angazhimeve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, Policia në Vushtrri në bashkëpunim me kompaninë komunale “Uniteti “ në Vushtrri si dhe mekanizmat e tjerë gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar aktivitet të përbashkët për pastrimin e disa lokaliteteve në qytetin e Vushtrrisë.
Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të fushatës “Java e pastrimit”, ku në mbështetje përveç zyrtarëve policorë morën pjesë punëtorë të kompanisë së pastrimit, qytetarë të vullnetit të mirë si dhe pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe pjesëtarë të KFOR –it.
Aktiviteti i pastrimit për një ambient të pastër është zhvilluar nëpër disa lokalitete të ndryshme të hapësirave përreth institucioneve në qytetin e Vushtrrisë.
Përmes këtij aktiviteti synohet të promovohen vlerat univerzale për vetëdijesimin e qytetarëve për një ambient të pastër dhe hapësira të gjelbëruara.