Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Vushtrri, në dy raste të ndara, sekuestron dy armë zjarri

Vushtrri, 4 mars 2026
Njësitet policore në Vushtrri, gjatë aktiviteteve të tyre operative e hetimore, në dy raste të ndara, kanë sekuestruar dy armë zjarri.
Në rastin e parë, gjatë realizimit të një pike kontrolli nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSh), gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në rastin e dytë, hetuesit policorë, gjatë hetimeve që ndërlidhen me një rast të dhunës në familje, tek i dyshuari kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pistoletë me tetë (8)fishekë, një boks hekuri dhe një thikë.
Me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje