Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Vushtrri realizon urdhëresën e lëshuar nga Gjykata

Vushtrri, 15 Shator 2021
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Vushtrri është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Një urdhëresë e tillë është realizuar dje me datë 15.09.2021, ku rreth orës 12:00, në Vushtrri është ndaluar i dyshuari A.D., 67 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr. 203/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e shërbimeve”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje