Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Vushtrri është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Një urdhëresë e tillë është realizuar sot me datë 08.11.2021, ku rreth orës 20:00 në Vushtrri është ndaluar i dyshuari L.A., 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr.142/2021, për veprën penale ,,Posedim i narkotikëve”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.