Në orët e paradites së sotme të datës 11 mars 2022, Policia në Vushtrri, ka sekuestruar një armë.
Sekuestrimi i armës është bërë në rrugën “Shote Galica” në Vushtrri, me ç’rast nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’ me një karikatorë dhe 6 (gjashtë) fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar K. Xh., 36 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.