Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Zubin Potok arreston një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” – Policija u Zubinom Potoku uhapsila jedno (1) lice zbog krivičnog dela „Laka telesna povreda“

Policia në Zubin Potok arreston një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Mitrovicë Veri, 18 Prill 2025
Më datën 17.04.2025, rreth orës 18:00, Policia ka pranuar një informacion për një rast të dhunës në familje, në fshatin Jagenicë të Zubin Potokut. Menjëherë pas raportimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar, S.M., 21 vjeç, pasi që i njëjti kishte sulmuar nënën e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Zubin Potok dhe pas trajtimit është liruar.
Lidhur me rastin, janë përfshirë njësitë rajonale të hetimeve për dhunë në familje, të cilat kanë kontaktuar me Prokurorin e Shtetit. Pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar rasti si vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”. Me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në trajtimin e rasteve të dhunës dhe siguron qytetarët se çdo veprim i kundërligjshëm do të trajtohet me seriozitet të plotë.
Policija u Zubinom Potoku uhapsila jedno (1) lice zbog krivičnog dela „Laka telesna povreda“
Mitrovica Sever, 18.04.2025
Policija je 17.04.2025.godine oko 18:00 časova primila informaciju o slučaju nasilja u porodici u selu Jagenica, Zubin Potok. Policija je odmah po prijavi izašla na lice mesta gde je uhapsila osumnjičenog S.M., starog 21 godinu, pošto isti je napao majku. žrtva je upućena na medicinski tretmanna u Glavni centar porodične medicine u Zubinom Potoku i posle lečenja je puštena.
U predmetu su bile uključene regionalne jedinice za istraživanje nasilja u porodici koje su kontaktirale Državnog tužioca. Nakon konsultacija sa tužiocem, predmet je pokrenut kao krivično delo „Laka telesna povreda”. Po odluci tužioca, osumnjičenom je određeno zadržavanje do 48 sati.
Kosovska policija ostaje posvećena rešavanju slučajeva nasilja i uverava građane da će svaka nezakonita radnja biti tretirana sa punom ozbiljnošću.
Mund të jetë një imazh i 1 person
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje