Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia Rajonale dhe Posta e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me komunat e Rajonit të Prishtinës

Në funksion të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbime dhe rritjes së efikasitetit institucional, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përfaqësuar nga Nënkolonel Basri Shabani dhe përfaqësues nga Posta e Kosovës, kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e komunave të Rajonit të Prishtinës, me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit.
Komunat përfituese nga kjo marrëveshje janë: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Drenasi, Graçanica dhe Lipjani.
Përmes këtyre marrëveshjeve, do të mundësohet një shpërndarje më e shpejtë dhe e sigurt e dërgesave zyrtare, përfshirë edhe gjobat e trafikut, përmes shërbimeve të Postës së Kosovës.
Ky model bashkëpunimi paraqet një hap konkret drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe një shembull të mirë të koordinimit ndërinstitucional në shërbim të interesit të qytetarëve.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-14
0
Aksidentet Fatale
24
Aksidentet Me te Lenduar
23
Aksidentet Pa te Lenduar
2035
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
18
Arrestime
6
Ne Mbajtje