Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia sot në Prishtinë, konfiskon një armë

Sot, më 29.03.2024, një njësi policore e cila ka qenë në monitorim të trafikut në rajonin e Prishtinës, rreth orës 14:30, derisa ka qenë duke patrulluar në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ Prishtinë, ka dëgjuar të shtëna me armë.
Zyrtarët policorë, janë drejtuar në atë drejtim nga ku janë dëgjuat të shtënat. Policia ka hasur në dy persona me një motoçikletë të cilët i kanë ndaluar dhe gjatë kontrollit të tyre, te njëri nga personat është gjetur një revole me një karikator.
Në vendin e ngjarjes (aty ku ishin shkrepur plumba), policia ka gjetur një kuti të zbrazur të municionit dhe disa gëzhoja të armës (dyshohet të jenë të armës së gjetur tek personi i ndaluar).
Policia do ta trajtojë këtë rast në koordinim me organet e drejtësisë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje