Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia vazhdon me ligjërata në shkollat e rajonit Ferizajt

Policia në Ferizaj, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, në bashkëpunim edhe me OJQ-në ‘’Kuvendi i të Rinjve Ferizajt’’ ka vazhduar me ligjërata në shkollat e Ferizajt me tema të ndryshme si : ‘’Drogat ‘’, ” Siguria në komunikacion” , “Huliganizmi në shkolla ” , “Ngacmimet seksuale” dhe ’’ Dhuna në Familje’’
Ligjëratat po mbahen nga ana e instruktorëve- zyrtarëve policor , të trajnuar enkas për këto ligjërata dhe trajnerëve nga OJQ’’ Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt’’.
Policia ka për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e dukurive negative në shoqëri.
Gjithashtu , nxënësit u njoftuan edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, ashtu edhe të reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të kësaj natyre si dhe për pasojat që shkaktojnë këto dukuri.
Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues në temat në lidhje me këto dukuri.
Kësisoj, policia ka mbajtur ligjërata edhe në komunën e Shtimes dhe të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat e komunave tjera të rajonit të Ferizajt!
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje