Prishtinë, 19 janar 2018
Policia e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna për organin kundërvajtës/Policinë.
Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 16.01.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.
|
Aktivitetet gjatë periudhës kohore 01.01.2018 – 16.01.2018 |
Total |
|
Numri i përgjithshëm i gjobave |
15092 |
|
Gjoba deri në 500 € (persona fizikë) |
14230 |
|
Gjoba deri në 1000 € (persona juridikë) |
6 |
|
Gjoba për gjykatë |
856 |
|
Kundërshtimet e pranuara dhe të proceduara në Komisionin për Vendosje |
26 |
|
Numri i gjobave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative |
515 |
|
Numri i gjobave me një (1) pikë negative |
64 |
|
Numri i gjobave me dy (2) pikë negative |
304 |
|
Numri i gjobave me tri (3) pikë negative |
147 |
|
Numri i gjobave me pesë (5) pikë negative |
0 |
|
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik |
214 |
|
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) muaj |
190 |
|
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) deri në gjashtë (6) muaj |
6 |
|
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) muaj |
15 |
|
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) deri dymbëdhjetë (12) muaj |
2 |
|
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik nëntë (9) deri tetëmbëdhjetë (18) muaj |
1 |
|
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) vit |
0 |
|
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) deri dy (2) vjet |
0 |
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Në të kundërtën, Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë