Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Posedim i paautorizuar i armës

Prizren, 30 shtator 2021
Me datë 29 shtator 2021, në rrugën “Ankara” në Prizren, njësi të hetimeve duke qenë në zbatim të masave në kontroll të automjeteve, kanë ndaluar një automjet të tipit BMW, gjatë kontrollimit zyrtarët policor kanë gjetur në posedim të drejtuesit të automjetit një armë të tipit revole, modeli KUZEY/911, së bashku më një karikator.
Ndaj të dyshimtit SH.Q, mashkull/ Kosovar, i lindur në vitin 2002, zyrtarët policor kanë filluar hetimet për posedim dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.
Në lidhje më këtë rast është informuar prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-01
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
39
Aksidentet Pa te Lenduar
2060
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
18
Arrestime
11
Ne Mbajtje