Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Pranimi i librave, donacion nga OSBE

U themelua Biblioteka në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar në formë donacioni nga OSBE, tetëdhjetë e nëntë (89) tituj të librave shkencorë.
Librat e dhuruara, janë nga fusha e të drejtës penale, administrative, nga fusha e të drejtave të njeriut, e drejta sociale, e drejta kushtetuese dhe kriminalistika dhe atë në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.
Gjithashtu janë dhuruar edhe disa tituj nga lëmia policore për lidership dhe udhëheqje.
Me këtë rast, u themelua biblioteka në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj dhe planifikohet që të pasurohet edhe me tituj tjerë, duke bashkëpunuar me komunat e rajonit tonë, biblioteka, librari, shtypëshkronja, por edhe me autorë të ndryshëm.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falënderon OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme që ka për policinë tonë, e sidomos për donacionet e dhuruara me qëllim ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve policore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje