Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Pranuan ryshfet, bien ne pranga dy persona te dyshuar

Prishtinë, 25 shkurt 2026
Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore Ferizaj, kane ndërmarr veprime të veçanta hetimore lidhur me një rast ‘Marrje e ryshfetit’ në Ferizaj.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të zyrtarëve policor, është arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme, se dy persona të dyshuar M/K kanë pranuar ryshfet në vlerë katërqind (400.00)Euro me premtimin se do të përshpejtojnë procesin e realizimit të një kërkese për furnizim që viktima kishte parashtruar.
Të dyshuarit në fjalë, paratë i kanë pranuar në zyrën e tyre, e që të njëjtat para janë siguruar-gjetur po në atë zyre, tek njeri prej te dyshuarve.
Lidhur me rastin në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar personat e dyshuar të cilëve iu ngarkohet vepra “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat“ ku pas intervistës, prokurori ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e tyre.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje