Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prezantimi i raportit të punës për vitin 2022 nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot nga ora 10:00 prezantoi raportin e punës për vitin 2022.
Në këtë takim morën pjesë kryetarët e komunave të rajonit të Ferizajt, Drejtori i Departamentit të Operacioneve dhe Drejtori i Divizionit për Siguri Publike nga Policia e Kosovës , Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, përfaqësues nga Forca e Sigurisë, nga KFOR-i amerikan, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të institucioneve tjera lokale dhe përfaqësues nga shoqëria civile, mediat lokale dhe qendrore.
Drejtori Rajonal, Nënkoloneli Basri Shabani para të pranishmëve prezantoi raportin e punës për vitin 2022 të krahasuar me vitin 2021 ( të cilin raport do ta keni të bashkangjitur ), gjithashtu prezantoi aktivitetet e policisë, të arriturat dhe sfidat që e kanë përcjellur Policinë Rajonale të Ferizajt.
Në fund të këtij takimi u shpërndanë letër falenderime për institucionet, shoqrinë civile dhe mediat, ndërsa për punën e mirë gjatë vitit 2022 u dhanë mirënjohje për disa pjesëtarë të policisë rajonale të Ferizajt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje