Prezantimi i raportit të punës për vitin 2025 i Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri
Mitrovicë Veri , 24 Shkurt 2026
Më datën 24.02.2026, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri u bë prezantimi i raportit të punës për vitin 2025.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Dejan Jankoviq, Drejtori i Departamentit të Rendit Publik Nënkolonel Arbnesh Ajvazi, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, sigurisë, agjencive të ndryshme të Kosovës, si dhe organizata joqeveritare.
Fillimisht, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, Nënkolonel Veton Elshani, u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve duke i falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme ndërinstitucional. Ai gjithashtu falënderoi zyrtarët policorë, të cilët me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre kanë ndikuar në forcimin e bashkëpunimit me qytetarët.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi të ngushtë polici–qytetar, gjatë vitit 2025 janë arritur rezultate të rëndësishme në parandalimin dhe luftimin e veprave penale.
Raportin në detaje e prezantoi Shefi i Njësisë se Planifikimit dhe Vlerësimit Operacional Toger Erduan Baliqi, i cili theksoi se gjatë vitit 2025 në rajonin e veriut nuk është shënuar asnjë rast vrasje, po ashtu nuk janë shënuar raste grabitjesh.
Sipas të dhënave të prezantuara, gjatë vitit 2025 është shënuar rënie e numrit të përgjithshëm të veprave penale për -11.8% në krahasim me vitin 2024.
Rënie e ndjeshme është shënuar edhe në disa kategori kryesore të veprave penale, përfshirë:
– Vjedhjet e rënda -26.92%
– Sulm -31.91%
– Kanosje -32.00%
– Nxitje e përqarjës dhe mos durimit -71.43%
– Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm -61.90%
– Asgjësim apo dëmtim i pasurisë -39.46
– Zjarrvënie -84.21
Rezultate të theksuara janë arritur në konfiskimin e armëve dhe municionit, ku gjatë vitit 2025 janë konfiskuar:
– 87 armë zjarri
– 4,200 fishekë për armë zjarri
– 21 granata dore
– 11 raketahedhës
Zbulueshmëria e veprave penale gjatë vitit 2025 ka qenë 85.90%.
Sa i përket aksidenteve me fatalitet dhe aksidenteve në përgjithësi, është shënuar ulje e rasteve(-11.8%), si rezultat i masave të ndërmarra preventive.
Përveç rezultateve konkrete në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, Policia në veri ka ndërmarrë edhe një sërë aktivitetesh parandaluese, duke realizuar projekte dhe fushata me qëllim rritjen e raportimit dhe bashkëpunimit me policinë, me synimin që Policia të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Nënkolonel Dejan Jankoviq falënderoi dhe vlerësoi punën e menaxhmentit të Policisë Rajonale Mitrovicë Veri si dhe angazhimin e të gjithë pjesëtarëve të policisë, duke theksuar se rezultatet e arritura janë dëshmi e profesionalizmit dhe përkushtimit të vazhdueshëm.
Në përmbyllje të prezantimit, për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar, disa zyrtarëve policorë iu ndanë mirënjohje. Gjithashtu, mirënjohje iu ndanë edhe përfaqësuesve të institucioneve bashkëpunuese për bashkëpunimin korrekt dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e detyrave të përbashkëta.
Prezentacija izveštaja o radu za 2025. godinu Regionalne Policijske Direkcije Severna Mitrovica
Mitrovica Sever 24. Februar 2026
Dana 24.02.2026. godine, u prostorijama Regionalne policijske direkcije Severna Mitrovica održana je prezentacija izveštaja o radu za 2025. godinu.
Na ovom događaju bili su prisutni zamenik generalnog direktora Kosovske Policije, Pukovnik Fehmi Hoti, Zamenik generalnog direktora Kosovske policije, Pukovnik Dejan Janković, Direktor Odeljenja za Javni Red, Potpukovnik Arbneš Ajvazi, predstavnici pravosudnih institucija, bezbednosti, raznih agencija Kosova, kao i nevladinih organizacija.
Prvobitno je zamenik Direktora Regionalne Policijske direkcije Severna Mitrovica, potpukovnik Veton Elšani, pozdravio prisutne i zahvalio im se na odličnoj saradnji i kontinuiranoj međuinstitucionalnoj podršci. Takođe se zahvalio policajcima, koji su svojim profesionalizmom i posvećenošću doprineli jačanju saradnje sa građanima. Kao rezultat ove bliske saradnje policije- građana, tokom 2025. godine postignuti su značajni rezultati u sprečavanju i borbi protiv krivičnih dela.
Izveštaj je detaljno predstavio šef Jedinice za Operativno Planiranje i Procenu, Poručnik Erduan Balići, koji je naglasio da tokom 2025. godine nije zabeležen nijedan slučaj ubistva u severnom regionu, niti je bilo pljački.
Prema predstavljenim podacima, tokom 2025. godine ukupan broj krivičnih dela smanjen je za 11,8% u poređenju sa 2024. godinom.
Značajno smanjenje je zabeleženo i u nekoliko glavnih kategorija krivičnih dela, uključujući:
– Teška krađa -26,92%
– Napad -31,91%
– Pretnja -32,00%
– Podsticanje nereda i nestrpljenja -71,43%
– Izazivanje opšte opasnosti -61,90%
– Uništavanje ili oštećenje imovine -39,46
– Podmetanje požara -84,21
Značajni rezultati su postignuti u oduzimanju oružja i municije, gde je tokom 2025. godine oduzeto sledeće:
– 87 komada vatrenog oružja
– 4.200 metaka za vatreno oružje
– 21 ručna bomba
– 11 raketnih bacača
Stopa otkrivanja krivičnih dela tokom 2025. godine iznosila je 85,90%.
Što se tiče smrtnih nesreća i nesreća uopšte, zabeležen je pad broja slučajeva (-11,8%), kao rezultat preduzetih preventivnih mera.
Pored konkretnih rezultata u održavanju javnog reda i mira, Policija na severu je preduzela i niz preventivnih aktivnosti, sprovodeći projekte i kampanje usmerene na povećanje prijavljivanja i saradnje sa policijom, sa ciljem da Policija bude u službi svih građana bez razlike.
Zamenik Generalnog Direktora Kosovske Policije, Potpukovnik Dejan Janković, zahvalio se i pohvalio rad rukovodstva Regionalne policije Severne Mitrovice i posvećenost svih policajaca, ističući da su postignuti rezultati dokaz profesionalizma i kontinuirane posvećenosti.
Na kraju prezentacije, nekoliko policajaca je dobilo priznanja za profesionalizam, posvećenost i angažovanje. Pored toga, priznanje je dodeljeno i predstavnicima saradničkih institucija za korektnu saradnju i kontinuiranu podršku u sprovođenju zajedničkih zadataka.

