Me datën 19.02.2026, u prezantua raporti vjetor i punës për vitin 2025 i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, i cili u paraqit nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Kolonel Shaban Shala, në prani të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë kolonel Gazmend Hoxha dhe bashkёpunёtorёve nga Gjyakta Themelore nё Pejё, Prokuroria Themelore nё Pejё, Njёsiti i zjarrfiksёve në Pejё dhe tё pranishmёve tё tjerё.
Gjatë prezantimit u theksua se viti 2025 ka shënuar rezultate pozitive në fushën e sigurisë, e po ashtu u theksua rritja e aktiviteteve policore në aspektin preventiv, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, luftimin e dukurive negative, si dhe arrestimin e personave të kërkuar në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e drejtësisë.
Ndërsa drejtori i pёrgjithshёm i Policisё, kolonel Gazmend Hoxha vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e menaxhmentit dhe të gjithë pjesëtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё, duke theksuar se rezultatet e arritura janë dëshmi e punës profesionale dhe bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional dhe me komunitetin.
Në mbyllje u ritheksua përkushtimi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё për të vazhduar ofrimin e shërbimeve profesionale, transparente dhe në interes të tё gjithё qytetarёve.