Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Jugu, gjatë punës së tyre operative kanë arritur të identifikojnë një automjet të dyshuar me targa të Serbisë, i cili kishte hyrë në mënyrë ilegale nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës. Automjeti i dyshuar, me drejtues të dyshuarin shtetas të Serbisë, është ndaluar nga njësitë policore në magjistralen Bujanoc–Gjilan, ku gjatë kontrollit të tij janë gjetur mallra të kontrabanduara – VEP (pajisje elektronike për avullim, të njohura si cigare elektronike/vape) si në vijim:
CROWN Bar – 10 × 5 pako = 50 copëVOZOL – 12 × 10 pako = 120 copëAIRMEZ Fox – 10 × 10 pako = 100 copëVOZOL – 5 × 1 = 5 copë
Sasia e përgjithshme e mallrave të gjetura për të cilat i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument përcjellës llogaritet gjithësej 275 copë. Lidhur me këtë është inicuar rast kontrabandim me mallra ndërsa malli i sekuestruar nga njësitet përkatëse policore i procedohet doganës për procedurat e mëtejme.
Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme duke riafirmuar vendosmërinë për të vepruar me efikasitet në parandalimin dhe luftimin e tyre.