Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prishtinë, 11 Qershor 2021

Prishtinë, 11 Qershor 2021
Sot më, 11.06.2021, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, me zëvendësdrejtorët, drejtorët e departamenteve dhe divizioneve përmes platformës digjitale realizuan një takim zyrtar me drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore dhe zëdhënësit në nivel rajonal.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i temave të rëndësishme, siguria e përgjithshme, parandalimi i veprave kriminale, siguria në trafik, disiplina, integriteti dhe pasqyrimi i aktiviteteve dhe angazhimeve policore në media.
Në këtë takim u kërkua që të përmbushën dhe realizohen planet dhe objektivat policore, të ketë përgjegjësi dhe mbikëqyrje më të shtuar nga eprorët e të gjitha niveleve, me qëllim që disiplina dhe integriteti i zyrtarëve policorë të jetë në nivelet e kërkuara. Po ashtu, u kërkua të ketë prezencë më të madhe policore në teren, përfshirë prezencën policore në akset rrugore me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurinë në trafik.
Policia e Kosovës vazhdon ta ketë prioritet kryesore bashkëpunimin me qytetarë, institucione dhe media, bashkëpunim ky i cili rezulton në ngritjen e sigurisë së përgjithshme në vendin tonë.
16 439
Personat e arritur
434
Angazhimet
Promovo postimin
145
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje