Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prishtinë, 27 mars 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale, ka organizuar punën e saj në të gjitha nivelet e stacioneve dhe njësive për krijimin e rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit

Prishtinë, 27 mars 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale, ka organizuar punën e saj në të gjitha nivelet e stacioneve dhe njësive për krijimin e rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit.
Në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre, dhe arrestimin e të dyshuarve që dyshohet ti kenë përdorur të njëjtat.
Vetëm dje dhe sot, në disa lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:
· Një revole të tipit CERVENA ZASTAVA, të kalibrit 7.65 mm,
·Një revole të tipit VZOR70, të kalibrit 7.65 mm,
·Një revole të tipit CZ, të kalibrit 7.65 mm, si dhe
§ Tridhjetegjashtë (36) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.
Së këndejmi në dy raste të ndara, njëri i ndodhur në Hajvali, ku dyshohet që të jetë përdorur arma e zjarrit, dhe tjetri në Drenas janë arrestuar tre persona të dyshuar, dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje