Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prishtinë, 27 prill 2026

Prishtinë, 27 prill 2026
Me datën 27 prill 2026, Policia e Kosovës ka mirëpritur pjesëtarët më të rinj të saj, respektivisht gjeneratën 63 të kadetëve policorë, të cilët pasi kanë përfunduar me sukses të gjitha fazat testuese në konkursin për zyrtarë policorë dhe nënshkrimin e kontratave me Policinë e Kosovës, tashmë zyrtarisht fillojnë trajnimin themelor për zyrtar policor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Edhe kjo gjeneratë është mirëpritur nga përfaqësues të PK-së, të cilët njëherësh edhe do të jenë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe përgatitjen e saj përgjatë trajnimit themelor për zyrtar policor, i cili do t’i aftësojë profesionalisht kadetët policorë për punën policore në praktikë.





Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje